LAJMI I FUNDIT:

Pas një muaji ecje në këmbë, Omari nga Libia arrin në Shkodër

Pas një muaji ecje në këmbë, Omari nga Libia arrin në Shkodër

Në rrugët e Shqipërisë i sheh çdo ditë në grupe të vogla. Ecin për orë të tëra në këmbë me destinacion një prej vendeve të BE-së.

Omarin nga Libia tashmë ka arritur në Shkodër. Është 22 vjeç dhe së bashku me shokun e tij kanë 1 muaj që ecin në këmbë dhe paratë që kishin me vete mbaruan.


“Dua të mbërrij në Itali, kemi një muaj që ecim në këmbë. Kemi fjetur në rrugë, në park, disa herë edhe në brigjet e lumenjve. S’kemi as para e as ushqim”, ka treguar ai.

Ndërsa Kisha Katolike e Fshatit Beltojë ka ofruar një zgjidhje të përkohshme për gjithë refugjatët kalimtarë.

Refugjatë të ndryshëm kryesisht nga Lindja e Mesme udhëtojnë nëpër rrugët e Shqipërisë në drejtim të vendeve të BE-së. Famullitari i kishës së Bletojës ka hapur dyert për ta që të pushojnë dhe të ushqehen dhe mjekohen.

At Angelo Di Padova famulltari i kishës shprehet se në momentin që i ka parë nëpër rrugë duke ecur, ka menduar të bëjë diçka për t’i ndihmuar.

“Këtë iniciativë e bëj sepse e ndjej me zemër. Mu kujtuan fjalët e nënës e cila më shprehej se nëse sheh një të varfër mendo sikur jam unë që kam nevojë për tu ushqyer. Mendova se ata kanë nevojë për kujdes, ushqim, ujë, bukë apo edhe internet që të komunikojnë me prindërit. Jë të lodhur, kanë shumë dhimbje në këmbë”, u shpreh At Angelo Di Padova

Omari dhe shoku i tij kanë ikur nga Libia, pasi atje ka luftime dhe situata është shumë e vështirë./abcnews.al

Video

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori