LAJMI I FUNDIT:

Pas ngjarjeve në Këshillin e Sigurimit flet Konjufca: Kam mbrojtur flamurin e Kosovës edhe kur isha në opozitë

Pas ngjarjeve në Këshillin e Sigurimit flet Konjufca: Kam mbrojtur flamurin e Kosovës edhe kur isha në opozitë
Glauk Konjufca në mbledhjen virtuale të Këshillit të Sigurimit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka folur për episodin e sotëm që ndodhi në mbledhjen virtuale të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka komentuar debatin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kur Rusia e Serbia bënë shumë bujë për flamurin e Kosovës.


“Ai është flamuri i Republikës së Kosovës dhe në si Qeveri e Republikës së Kosovës e mbrojmë atë flamur”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministri në Detyrë i punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se edhe në kohën që ka qenë në opozitë e ka mbrojtur flamurin e Kosovës.

“Kam mbrojtur flamurin e Kosovës nëpër të gjitha konferencat ndërkombëtare ku isha pjesë e delegacioneve shtetërore”.

Konjufca thotë se simbolet e Kosovës duhet të mbrohen pavarësisht mënyra se si kanë ardhur.

Ambasadori rus në OKB e kundërshton paraqitjen e Konjufcës me flamurin e Kosovës, por edhe Daçiq ishte me flamurin serb
Lexo po ashtu Ambasadori rus në OKB e kundërshton paraqitjen e Konjufcës me flamurin e Kosovës, por edhe Daçiq ishte me flamurin serb

“Në raport me Serbinë dhe atyre që dëshirojnë ta mohojnë shtetin e Kosovës ne duhet ta mbrojmë flamurin e Kosovës dhe t’ia japim dinjitetin e merituar”.

Konjufca thotë se vendosjen e flamurit derisa fliste në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e ka bërë qëllimisht pasi flamuri i Kosovës nuk lejohet të jetë prezentë në OKB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori