Pas mesnatës së të shtunës, lokali i ushqimeve të shpejta ishte i mbushur me mbeturina (Video)

23:"© Facebook/Sunil Bharj
Sunil Bhajr ka filmuar gjendjen skandaloze, në një lokal të McDonald’s që ndodhet në Kent të Anglisë, pas mesnatës së të shtunës, gjatë javës së kaluar.
Klientët e pandërgjegjshëm, kishin hedhur ushqim dhe pije në dysheme, teksa ambalazhet i kishin shpërndarë gjithandej, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, kjo nuk i ka penguar vizitorët, që të vazhdojnë të hanë, megjithëse hapësira ishte tepër e ndotur.
Me anë të kësaj videoje, është kërkuar që të gjithë të mbledhin në tabaka ushqimet dhe të mos e lënë të papastër për të tjerët. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































