Kryetari i Partisë Kristiansociale, CSU, dhe ministër i Brendshëm federal, Horst Seehofer i është nënshtruar presionit që i bëhet brenda partisë.
Ai ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë “viti i të rejave”, dhe se do t’ i dorëzojë të dy postet që mban. Kjo ndodh si reagim ndaj atmosferës së keqe në bazën e partisë.
“Viti 2019 do të jetë viti i risive për CSU”, tha Horst Seehofer në këshillimet e zhvilluara në rrethet e ngushta drejtuese të Partisë në Mynih, bënë të ditur pjesëmarrësit.
Sipas të dhënave në mbledhjen e partisë të zhvilluar të dielën në mbrëmje, gati të gjithë kryetarët e rretheve kanë marrë fjalën dhe kanë informuar për atmosferën e shkatërruar në bazë.
Një nga pjesëtarët e takimit tregoi se “kjo ishte shumë e qartë”. Seehofer me sa duket nuk ka qenë i përgatitur që fjalimet të kenë një forcë të tillë.
Seehofer bëhet nga partia e tij përgjegjës për humbjet masive të partisë CSU, në zgjedhjet e landit të Bavarisë të mbajtura në muajin tetor.
Atij po ashtu i është ngarkuar faji për grindjet e ashpra me partinë simotër, CDU, dhe kryetaren e partisë, kancelaren Angela Merkel pranverën e shkuar, si dhe “dorëheqje nga dorëheqja” e fillimit të korrikut
Dorëheqje me etapa?
Një kryetar i ri partie do të zgjidhet në Kongresin e partisë që pritet të mbahet në fillim të 2019-ës, në janar ose maksimumi në shkurt, bëhet e ditur.
Një datë konkrete, kur do të dorëzojë postin si ministër, Seehofer nuk ka dhënë. Por 69 vjeçari bëri të qartë, sipas mediave, se pa kryesinë e partisë ai nuk do të qëndrojë as ministër.
Seehofer vetë nuk ka dhënë deklarata pas takimit të kryesisë së CSU. Por ai bëri të ditur se do të japë shpjegimet gjatë javës në vijim.
Si kandidati më i mundshëm për postin e kryesisë së CSU, vlerësohet të jetë kryeministri bavarez, Markus Söder. 51-vjeçari do marrë postet e Seehoferit për herë të dytë, pasi i mori atij postin e kryeministrit të landit, në muajin mars.
Nuk është e qartë kush do të marrë nga Seehofer postin e ministrit të Brendshëm.
Duke patur parasysh këtë, kryetarja e fraksionit të Të gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij.
“Çdo ditë që Seehofer qëndron në post si ministër i Brendshëm, është ditë e tepërt,” tha ajo për gazetën e Berlinit, “Tagesspiegel”. “Nëse kemi të bëjmë me sigurinë e brendshme të vendit, nuk duhet të ketë zvarritje të tjera”. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës