Pas marrëveshjes për targat, senatori amerikan: Tani duhen vendime të vështira për të arritur marrëveshjen me njohje reciproke
Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi lidhur me çështjen e targave ilegale, ka reaguar edhe senatori amerikan Chris Murphy.
Ai në një postim në Twitter shkruan se liderët e Kosovës dhe të Serbisë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje të plotë për njohje reciproke.
“Kjo tingëllon si një marrëveshje e vogël - një marrëveshje për targat e makinave - por në fakt është një çështje shumë emocionale që kërcënoi sigurinë.
Tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke”, shkruan Murphy. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























