Pak para spektaklit të natës së sotme (24 shkurt), reperi nga Ferizaj, Blasta, ka pësuar një incident në Big Brother VIP Kosova.

Ai u lëndua pa dashje nga Artani në organin gjenital, derisa të dy ishin bashkë për të hekurosur një bluzë.


Artistit shqiptar pas kësaj i duhej të shkonte për të marrë trajtim në spital, pasi gjendjen nuk e kishte edhe aq të mirë.

Screenshot 14 27 Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë natës, moderatori Alaudin Hamiti pati një lidhje direkt me të nga spitali, për të pyetur më shumë se si ndihet tani.

“E kam gjendjen jo shumë stabile shkaku i lëndimit që pata dhe e kam marrë trajtimin e duhur këtu dhe do të monitorohem gjatë natës”, u shpreh ai.

Blasta ndërkaq tha se sonte (e martë) duhet të qëndrojë në spital dhe të monitorohet nga mjekët.

“Mjekët e kanë konstatuar se do të qëndrojë gjatë natës dhe do të monitorohem nga ta. Prej momentit kur ka ndodhur, tani jam me stabil, por me luhatje”. /Telegrafi/