Pasi jemi shumë afër Kampionatit Botëror 'Rusia 2018' autoritet vendase të sigurisë kanë bërë hapat e fundit që çdo gjë të jetë në rregull.

Por, duarkryq nuk janë duke qëndruar as lojtarët, të cilët nuk dëshirojnë që ndonjë incident t'i ndodh atyre apo familjes së tyre.


Cristiano Ronaldo një nga lojtarët më të përfolur dhe më ndikim në botën e futbollit, tashmë ka angazhuar njerëz që do të përkujdesën për sigurinë e tij.

Nuno Marecos (Foto: Facebook/Nuno Da Cruz Marecos)

Javë më parë portugezi është kërcënuar nga ISIS-i dhe duket se kjo e ka shtyrë atë të gjejë turpërojë të një niveli të madh.

I pari është Nuno Marcecos, me profesion 'forcados' (njëri që përleshet fizikisht me dema), por ky nuk është profesioni i vetëm i tij.

Ai në të kaluarën ishte edhe parashutist ushtarak, por edhe sportist i MMA (arte të përziera marciale).

Nuno ka ardhur si kërkesë e Ronaldos, i cili pasi e ka parë atë në ndeshjet me dema e cilësoi si një nga njerëzit më të fortë që ka parë ndonjë herë.

cristiano ronaldo world cup terror safe 707101 (Foto: PA/INSTAGRAM/@GONCALOSALGADOMMA)

Por, Nuno do të ketë edhe ndihmën e sportistit të njohur të MMA, Goncalo Salgado. /Telegrafi/

champions league final cristiano ronaldo bodyguard kiev 1351800 (Foto: SABADO)

telegrafi sport app