Për shkak të pandemisë së COVID-19, Kuvendi i Kosovës ka disa muaj që ka mbetur gjysmë i bllokuar në punën dhe efikasitetin e tij.
Një deputetë i Kuvendit ka rezultuar pozitiv derisa janë duke u kryer edhe shumë testime tjera.
Seancat mund të mbahen edhe online, por për një gjë të tillë duhet mbështetja e 2/3 të Kuvendit.
Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga Kabineti i kryetares së Kuvendit tregojnë proceduarat që duhet kaluar për t’u mbajtur seanca online.
“Rregullorja aktuale e Kuvendit të Kosovës nuk e parasheh mbajtjen e seancave online. Për ndryshimin e kësaj Rregulloreje nevojiten 2/3 e votave në Kuvend. Rrjedhimisht, nevojitet vullnet politikë dhe kohë për të kaluar proceduralisht një çështje të tillë”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të kryetares.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se do të mbështeste një iniciativë të tillë dhe pret që shumë shpejt Kryesia e Kuvendit të sjellë propozimin.
“Besoj se mund të shohim edhe për opsione të tjerë të tilla si ato që seancat e Kuvendit të jenë virtuale apo edhe takimet e komisioneve parlamentare të jenë virtuale. Kjo është e vetmja mundësi se si ne mund të kryejmë detyrën tonë. Ndryshe në rrethanat që jemi dhe me infektimet që kemi brenda Kuvendit të Kosovës nuk është se e rrezikojmë shëndetin tonë por edhe të familjarëve tonë”, deklaroi Fitim Uka, përcjell Telegrafi.
Rishikimi i buxhetit është njëra prej çështjeve që po pret votat e deputetëve. Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës thotë se deputetët duhet të bëhen bashkë e t’i dalin në ndihmë sektorit privat.
“Është një nevojë emergjente që Qeveria e Kosovës së bashku me deputetët e Kuvendit dhe partitë parlamentare të unifikohen në këtë drejtim dhe t’i japin më shumë mbështetje sektorit privat në mënyrë që të mos vijë të një kolaps i shtetit pasi rënia e biznesit ndikon në të hyrat e shtetit”, deklaroi Skënder Krasniqi.
Qeveria e Kosovës është njëra ndër institucionet publike që ka mbajtur mbledhjet disa herë online./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert