LAJMI I FUNDIT:

Pas heqjes së masave, qytetarët në radhë të gjata për regjistrimin e veturave dhe marrjes së pensioneve

Pas heqjes së masave, qytetarët në radhë të gjata për regjistrimin e veturave dhe marrjes së pensioneve
Pritja e qytetarëve për kryerjen e shërbimeve pas heqjes së masave | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundi kishte marr vendim që t’i largoj masat e vendosura për lëvizje të vendosura në kohë të pandemisë COVID-19.

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e hënë largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.


“Ministria e Shëndetësisë së bashku me IKSHP-në ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve me COVID-19. Duhet ta kemi të qartë se virusi është ende aktiv. Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në mbledhjen e fundit të ekzekutivit, shkruan Telegrafi.

Menjëherë pas largimit të masave, është vërejtur një shtim i fluksit të qytetarëve në Prishtinë për t’i kryer disa nga shërbimet e tyre.

Hapet kufiri me Shqipërinë dhe hiqet kufizimi i lëvizjes për qytetarët
Lexo po ashtu Hapet kufiri me Shqipërinë dhe hiqet kufizimi i lëvizjes për qytetarët

Shumë qytetarë janë duke pritur në radhë të gjata për t’i regjistruar veturat, për t’i marr dokumentet personale apo për t’i marr pensionet.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Ndryshe, deri tani në Kosovë me virusin COVID-19 janë infektuar 1 mijë e 158 persona, 876 prej të infektuarve janë shëruar, ndërkaq janë regjistruar edhe 31 vdekje, por që kishin edhe sëmundje tjera. /Telegrafi/

Pritja e qytetarëve për kryerjen e shërbimeve pas heqjes së masave | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Pritja e qytetarëve për kryerjen e shërbimeve pas heqjes së masave | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi