LAJMI I FUNDIT:

Pas grusht shtetit në Sudan – kryeministri po mbahet në shtëpinë e udhëheqësit të ushtrisë

Pas grusht shtetit në Sudan – kryeministri po mbahet në shtëpinë e udhëheqësit të ushtrisë

Kreu i ushtrisë dhe Këshillit Ushtarak në pushtet të Sudanit, gjenerali Abdel Fatah al-Burhan foli pas grusht shtetit në këtë vend.

Al-Burhan u tha gazetarëve në Khartoum të martën se ushtria kishte vendosur Abdalla Hamdok në shtëpinë e tij për ta ruajtur pasi ai mori kërcënime me vdekje.

“Ne mendojmë se jeta e kryeministrit është rrezik, kështu që e mbajtëm larg publikut. Ai është në shtëpinë time dhe gazetarët janë të lirë ta vizitojnë atë”, tha al-Burhan.


Kryeministri Hamdok dhe një numër ministrash në qeverinë e tij civile u arrestuan nga ushtria sudaneze të hënën gjersa gjenerali Al-Burhan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, shpërndau Këshillin dhe qeverinë sovrane kalimtare dhe pezulloi disa dispozita të një dokumenti kushtetues që përshkruante tranzicionin në Sudan.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Bashkimi Afrikan, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe shumë organizata dhe shtete të tjera ndërkombëtare kanë dënuar grushtin e shtetit ushtarak në Sudan dhe kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të politikanëve të burgosur dhe rinovimin e qeverisë tranzitore. /Telegrafi/