Pas gjithë asaj që ndodhi në meçin mes McGregor dhe Khabib, Drake mbajti një koncert në Las Vegas

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov nuk kanë qenë të vetmit që e kanë argëtuar publikun e Las Vegasit këto ditë, por aty ka qenë edhe Drake, i cili është kujdesur për atmosferën në një klub në Caesars Palace.
31-vjeçari ka interpretuar disa prej hiteve të tij nga albumi i fundit, “Scorpion”, ndër to “Nice for What” e “In My Feelings”.
https://twitter.com/2Cool2Bloggg/status/1049184546145677313
Reperi është ndjekur nga DJ Zedd, i cili i ka lëshuar disa prej hiteve të veta, si “Stay,” “Happy Noë” e “The Middle”.
Drake ka qëndruar në Las Vegas për ta mbështetur McGregorin në meçin kundër Nurmagomedovit, të cilin e fitoi ky i fundit.
https://twitter.com/AGATOLANGPAR/status/1049189425962352642
Pas duelit pati incidente, me ç’rast në një moment Khabib u hodh nga ‘Tetëkëndëshi’ drejt stafit të irlandezit pranë të cilëve ndodhej edhe reperi kanadez.


















































