Chelsea dhe Manchester City kanë shfaqur interesim për talentin e madh të Genoas, 16 vjeçarin, Pietro Pellegri.

Sulmuesi i qendrës që debutoi në Serie A në maj të vitit të shkuar me Roma, ku edhe shënoi, të njëjtën gjë e bëri dy herë kundër Lazios në këtë fundjavë.


Nuk është më sekret që Milani, Juve dhe Interi e duan lojtarin që nga kjo verë, ndërsa klubi xhenovez i kishte vënë çmimin atij dhe shokut të tij 15 vjeçar, Eddy Salcedo, 60 milionë euro.

pellegri 1

Tashmë pas fundjavës së shkuar ku shpërtheu dy gola  erdhe klubet angleze kanë filluar interesimin me Chelsean dhe Manchester Cityn, shkruan Il Secolo XIX.

Manchester United më parë i kishte propozuar lojtarin kontratë uke i forua edhe babit të tij një pozitë në klub, por familja kishte vendosur të qëndrojnë në Itali.

20170912132156 Pellegri TorinoGenoa10

Marco tani është menaxher i Genoas, dhe punon me trajnerin Ivan Juric.

Pellegri është në histori të futbollit italian pasi ka shënuar gol në moshën 16 vjeçare duke e thyer rekordin e Silvio Piolas. /Telegrafi/

telegrafi sport app