LAJMI I FUNDIT:

Pas formimit të Qeverisë Kurti 2, këta janë dhjetë kandidatët e Vetëvendosjes që do të zëvendësojnë ministrat në Kuvend

Pas formimit të Qeverisë Kurti 2, këta janë dhjetë kandidatët e Vetëvendosjes që do të zëvendësojnë ministrat në Kuvend
Kuvendi i Kosovës /Foto: Ridvan Slivova

Të hënën është bërë konstituimi i legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, me kryetar Glauk Konjufca, ndërsa gjatë orëve të pasdites me një seancë të jashtëzakonshme është votuar formimi i Qeverisë Kurti 2, me 15 ministri.

Ndërkaq, disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të cilët janë zgjedhur që t’i udhëheqin këto ministri, do të zëvendësohen nga deputetë të tjerë të cilët kanë marrë më shumë vota në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare, të 14 shkurtit.


Kervan do ta zëvendësojë Damkën si deputet
Lexo po ashtu Kervan do ta zëvendësojë Damkën si deputet

Këta janë deputetët të cilët priten të ulen në ulëset e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV):

Shqipe Isufi, Enver Haliti, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli dhe Halil Thaçi.

Emrat e kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e ardhshëm të Qeverisë Kurti 2
Lexo po ashtu Emrat e kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e ardhshëm të Qeverisë Kurti 2

Qeveria Kurti 2 do të përfaqësohet nga këta ministra:

Ministria e Mjedisit- Liburn Aliu, Ministria e Arsimit-Arbërie Nagavci, Ministria e Shëndetësisë-Arben Vitia, Ministria e Punëve të Brendshme-Xhelal Sfeçla, Ministria e Kulturës-Hajrullah Ceku, Ministria e Drejtësisë-Abulena Haxhiu, Ministria e Financave-Hekuran Murati, Ministria e Tregtisë-Rozeta Hajdari, Ministria e Bujqësisë-Faton Peci, Ministria e Ekonomisë-Artan Rizvanolli, Ministria e Pushtetit Lokal-Elbert Krasniqi, Ministria e Mbrojtes-Armend Mehaj, Ministria për Zhvillim Rajonal-Fikrim Damka si dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim-Goran Rakiq.

Ndryshe, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë Kurti 2, është caktuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministre si dhe Ministre e Punëve të Jashtme është caktuar Donika Gërvalla, ndërsa zëvendësryeministre nga radhët e komuniteteve jo shumicë është caktuar Emilja Rexhepi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori