LAJMI I FUNDIT:

Pas fjalimit të Zelenskyt në Kuvend, Berisha bën thirrje për largimin e ambasadorit rus nga Tirana

Pas fjalimit të Zelenskyt në Kuvend, Berisha bën thirrje për largimin e ambasadorit rus nga Tirana

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të largojë nga Tirana ambasadorin rus dhe të tërheqë ambasadorin shqiptar nga Moska.

Deklarata e Berishës u bë menjëherë pas video-mesazhit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.


“Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve diplomatike e politike me Rusinë, si dëshmi e reagimit me këtë agresor”, tha Berisha në një komunikim me gazetarët në dalje të Kuvendit.

Berisha kritikoi Kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj Rusisë, Ballkanit të Hapur dhe për lejimin e turistëve rus në Shqipëri.

Zelensky i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë: Mbështetja juaj ndaj Ukrainës më kujton shenjtoren Nënë Tereza
Lexo po ashtu Zelensky i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë: Mbështetja juaj ndaj Ukrainës më kujton shenjtoren Nënë Tereza

“Që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin tonë në parlament për ndihma konkrete. Pa dyshim, Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, në OKB ka dhënë ndihmesën e vet, por ajo që më lëndon shumë – dhe deri diku mund të them se edhe na turpëroi sot, është qëndrimi i dystuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar”, është shprehur Berisha.

“Në njërën anë votohet për dënimin e tij në Këshillin e Sigurimit, por nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe e Ballkanit të Hapur, një projekt fund e krye anti-europian, që i hap rrugë hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon”, ka thënë Berisha.

“Së dyti, ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni, vrasës, përdhunues, “kainër”, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rimarrë veten. Kjo ishte fyerje e rëndë për shqiptarët. Kjo ishte edhe një kërkesë e Presidentit Zelensky. Kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri”, shtoi Berisha.

Berisha e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, “një mostër me fytyrë njerëzore, një Kain që e ka shndërruar kombin e tij në “kainër” që ekzekutojnë vëllezërit dhe fëmijët e tyre dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre. Qëndresa e kombit ukrainas është frymëzim i madh për të gjithë ata që duan lirinë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori