Arta Nitaj padyshim konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare.

Prandaj, modelja dhe aktorja është edhe ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë, e kjo edhe për faktin që ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë provokimet.


Bukuroshja nga Peja së fundi ka filluar pushimet në Dubai ku edhe festoi ditëlindjen e 25-të, ndërsa solli pamje nga atmosfera e organizuar për ditën e saj të veçantë.

Screenshot 37 3 Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Ndërsa, sot (e hënë), Arta postoi pamje të reja nga pushimet, teksa shihet duke shijuar ditën pranë pishinës e veshur në bikini shumëngjyrëshe dhe syze të zeza dielli.

Nitaj dukej në formë të mirë dhe si përherë provokuese dhe joshëse, teksa pozoi për mbi 307 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Screenshot 38 4 Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Ndërkohë, kujtojmë që Artën përveç si aktore në serialin “O sa mirë”, e kemi parë edhe si moderatore të emisioneve sportive.

Ndërsa, modelja më parë u paraqit edhe në videoklipin “Phantom” të këngëtarit Butrint Imeri. /Telegrafi/

Screenshot 39 3 Foto: Arta Nitaj/InstaStory