Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Ky vendim vjen pas deklarimeve publike të bëra në media nga Vokrri, kua ai ka akuzuar diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për përfshirje në zhvillimet e tensionuara në veri të Kosovës.


Në mënyrë të veçantë, Vokrri ka përmendur me emër ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, duke e akuzuar atë dhe të tjerë për veprime që, sipas tij, kanë nxitur trazira në atë pjesë të vendit.

Në komunikatë është thënë se deklaratat e Vokrrit nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.  Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit. Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Arbër Vokrri, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, të enjten, më 22.05.2025, tha se pala ndërkombëtare i ka nxitur vetë trazirat. Ai ka akuzuar edhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, si nxitës të këtyre trazirave.

Ndaj, deklaratave të Vokrrit të enjten ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. /Telegrafi/