LAJMI I FUNDIT:

Pas Brukselit, ShBA dhe BE zbarkojnë në Kosovë e Serbi, DASH: Escobar po vjen për të mbështetur dialogun

Pas Brukselit, ShBA dhe BE zbarkojnë në Kosovë e Serbi, DASH: Escobar po vjen për të mbështetur dialogun

Javë diplomatike do të jetë nga e marta në Prishtinë e Beograd.

Pas takimeve në Bruksel ku nuk pati ndonjë marrëveshje e as rezultate publike, këtë javë diskutimet e mbetura pezull e mospajtimet atje do të zhvendosen në Kosovë e Serbi.

Në fakt në Prishtinë e në Beograd do të vijnë emisarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.


Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar do të vizitojë dy kryeqytetet për të mbështetur dialogun.

Kështu i ka thënë Telegrafit një zëdhënës i Departamentit Amerikan të shtetit.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar po udhëton në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur dialogun”, deklaron një zëdhënës i Departamentit  të Shtetit për Telegrafin.

Ndryshe, të martën është caktuar një takim mes z. Escobar dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu.

Për dallim nga i dërguari amerikan Escobar, ai i BE-së Mirosllav Lajçak në Kosovë do të jetë ditën e mërkurë merr vesh Telegrafi nga burimet brenda BE-së.

Dy të deleguarit nga SHBA e BE do të takohen edhe me përfaqësues të partive politike.

z. Escobar nga SHBA dhe z. Lajçak nga BE

Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje javën e kaluar në Bruksel për targat, letërnjoftimet dhe temat tjera që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se takimi nuk ishte fare i lehtë dhe as i rregullt, pasi ka ardhur si rezultat i tensioneve të krijuara në veri të vendit.

Ai ka deklaruar se nuk do të dorëzohet dhe se ende ka kohë deri më 1 shtator, kur do të hyjë në fuqi vendimi i Kosovës për reciprocitet për targa dhe dokumente hyrje-dalje./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori