LAJMI I FUNDIT:

Balotazhi në Gjakovë, Kusari-Lila e quan Gjinin kryetar në largim

Balotazhi në Gjakovë, Kusari-Lila e quan Gjinin kryetar në largim
Foto: Arkiv

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Gjakovën, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas balotazhit të 17 tetorit.

Raundi i dytë për kryetar të Gjakovës mbahet më 14 nëntor, por Kusari-Lila e konsideron Ardian Gjinin kryetar në largim.


Edhe pse dje nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme dhe doli e dyta në zgjedhje, kandidatja e Vetëvendosjes pret fitoren në raundin e dytë përball kandidatit të AAK-së.

Ajo tutje thotë se rinisja e qeverisjes së hapur është e domosdoshme për Gjakovën dhe atë do ta arrijnë së bashku me qytetarët.

“Ju faleminderit të gjithëve pa dallim për pjesëmarrje shembullore në procesin zgjedhor të ditës së djeshme në komunën tonë. Një falënderim i veçantë për të gjitha institucionet përgjegjëse për procesin zgjedhor i cili prezantoi një nivel dhe kulturë të lartë demokratike të qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të saja.

Në rrafshin politik, zgjedhjet lokale në komunën tonë janë zgjedhje të cilat sikur në nivelin nacional, synojnë të ndryshojnë një mendësi dhe qeverisje, e cila nuk e ka objektivë interesin e përgjithshëm, por interesin e përveçëm dhe klanet përfituese rreth kryetarit në largim.

Të ndryshosh dhe shkëputësh këto lidhje nuk është e lehtë, ashtu sikur nuk ishte e lehtë të vazhdohet me rizgjedhje pas mandatit tim të parë si Kryetare e komunës.

Megjithatë, nuk është e pamundur. Shkëputja e qeverisjes klienteleske dhe rinisja e qeverisjes së hapur, transparente, me plan zhvillimor të qartë e të koordinuar me Qeverinë e Kosovës, është e domosdoshme për Gjakovën dhe atë do ta arrijmë bashkë me Ju më 14 nëntor.

Për ne bashkë, ky proces u zgjat edhe katër javë tjera, javë këto të rëndësishme për kontaktin dhe komunikimet tona të drejtpërdrejta me secilën dhe secilin nga ju.

Të dashur qytetarë të Komunës së Gjakovës, motra dhe vëllezër, unë jam e përcaktuar në këtë rrugëtim sikur asnjëherë më parë. Momentin e kemi ideal për ndryshim përmbajtësor dhe jo kozmetik, për rikthim të vlerës së mirëfilltë e jo asaj të imponuar nga një grup i individëve, për kthim të shpresës, për barazinë dhe drejtësinë në qeverisjen lokale.

Unë kam besim të madh në vullnetin progresiv të qytetarëve të komunës tonë e atë duhet ta keni edhe Ju, për veten tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj”, ka shkruar Kusari-Lila.

Kryetari aktual i Gjakovës do të futet i pari në balotazh me 46% të votave të fituara, derisa Mimoza Kusari ka marrë 37% të votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori