LAJMI I FUNDIT:

Pas ankesave, Qeveria synon fond 1.5 milionësh për ofruesit e shërbimeve sociale

Pas ankesave, Qeveria synon fond 1.5 milionësh për ofruesit e shërbimeve sociale

Fondet i kanë të nevojshme për t’i ofruar shërbimet e tyre.

Për strehimoret dhe organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, Qeveri ndau këtë javë 287 mijë euro.


Mirëpo megjithatë, ato po vlerësohen të pamjaftueshme.

“E kemi prit këtë vendim të qeverisë, dhe ministrisë mirëpo e kemi prit një shumë më të madhe ose përgjysmuar. E them kështu sepse vitin e kaluar e kemi pas diku 330 mijë euro ka qenë projekti dhe ka qenë për 8 muaj. Ndërsa tash për 4 muaj, 6-7 mijë euro e që është shumë jashtëzakonisht e vogël për t’i ofruar shërbimet qysh duhet brenda 4 muajve”, thotë drejtuesi i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi.

Shuma totale e ndarë për të gjitha organizatat mjafton vetëm deri në fund të muajit prill. Andaj Maliqi thotë se nevojitet financim më afatgjatë.

“Kërkesa jonë për qeverinë është që organizata jonë por edhe të tjerat, të kontraktohen për një periudhë afatgjate për kryerjen e shërbimeve sociale sepse janë shërbime publike, falas e të domosdoshme, të vetmet që i marrin personat me aftësi të kufizuara, jo vetëm kur ministria hap thirrje”, vijon ai.

Kërkesë të njëjtë ka edhe shoqata e të verbërve.

“Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që këto fonde të jenë të përhershme në mënyrë që shërbimet sociale të mos ndërpriten, shërbimet që ne i ofrojmë që janë të nevojshme për personat me aftësi të kufizuar në krejt Kosovën”, thotë Daut Tishuki – Drejtues i Shoqatës së të Verbërve.

Përveç vendimit të datës 10 janar, Ministria e Drejtësisë thotë se është duke planifikuar të hapë thirrje publike në vlerë prej 1.5 milionë euro.

“Kjo thirrje do siguroj financim të qëndrueshëm për të paktën 12 muaj (maj 2024-maj2025) për organizatat të licencuara të cilat ofrojnë shërbime të strehimit dhe shërbime tjera të fushës sociale. Kjo do të thotë që, përmes kësaj thirrje ne do evitojmë problemin e mungesës së financave për shërbime në fund vit, problem i cili na ka përcjell për vite me radhë”, thuhet në vendimin e ministrisë.

Ky dikaster thekson se sipas ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji, komunat marrin obligim ligjor që të bëjnë vlerësimin e nevojave për shërbime sociale dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për to.

Nga financimi i fundit kanë përfituar 45 organizata./RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori