LAJMI I FUNDIT:

Pas 94 vjet histori, kompania më e madhe e qumështit në SHBA drejt falimentimit

Pas 94 vjet histori, kompania më e madhe e qumështit në SHBA drejt falimentimit

Kompania më e madhe për prodhimin e qumështit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dean Foods ka paraqitur kërkesën për falimentim.

Sipas raportimeve, kjo është goditja më e madhe për industrinë amerikane të qumështit, e cila po përballet me një rënie të konsumit të saj dhe konkurrencës në rritje, përcjell Telegrafi.

Kompania 94-vjeçare është përballur me shumë probleme vitet e fundit, pasi amerikanët pinë më pak qumësht lope.

Ky vit ishte veçanërisht i vështirë për Dean Foods, pasi shitjet e kompanisë ranë 7 për qind në gjysmën e parë të vitit, me fitime vetëm prej 14 për qind.

Gjithashtu, aksionet e Dean Foods kanë humbur 80 për qind të vlerës së tyre, nga viti paraprak.

Megjithatë, kompania thotë se ata planifikojnë të përdorin Ligjin amerikan të Falimentimit për të adresuar detyrimet e prapambetura derisa kjo të shitet.

Bulmeti ishte në gjendje të sigurojë 850 milionë euro nga financuesit ekzistues si një lloj ndihme për shqetësime financiare.

Dean Foods ishte themeluar në vitin 1925 dhe aktualisht ka mbi 16 mijë punëtorë. /Telegrafi/