LAJMI I FUNDIT:

Pas 50 ditëve rishfaqet COVID-19 në një treg të Pekinit, frikë të shpërthimit të një vale të dytë

Pas 50 ditëve rishfaqet COVID-19 në një treg të Pekinit, frikë të shpërthimit të një vale të dytë

Një zonë e kryeqytetit kinez është vënë nën masa të rrepta pas rishfaqjes së rasteve të reja me COVID-19.

Përhapja e virusit ka qenë e lidhur me tregun më të madh të qytetit.


Një total prej 45 persona nga 517 testuar në tregun Xinfadi, rezultuan pozitiv me COVID-19. Këto janë rastet e para të reja të konfirmuara në Pekin për më shumë se 50 ditë, përcjell Telegrafi.

Tregu Xinfadi në rrethin jug-perëndimor të Fengtait u mbyll në orët e para të së shtunës, pasi dy burra që kishin vizituar kohëve të fundit tregun u raportuan se ishin me COVID-19.

“Në përputhje me parimin e vendosjes së masave të sigurisë për shëndetin, ne kemi marr vendim që ta mbyllim tregun Xinfadi dhe lagjet përreth”, tha Chu Junwei, një zyrtar i rrethit.

Qindra policë kanë hyrë në hapësirën ku tashmë është mbyllur. Po ashtu, transporti lokal është ndërprerë dhe shkollat janë mbyllur.

Mbi 432 mijë viktima dhe 7.8 milionë të infektuar me COVID-19 në botë
Lexo po ashtu Mbi 432 mijë viktima dhe 7.8 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Tani ka frikë të shpërthimit të një vale të dytë të COVID-19 në Pekin.

Zyrtarët kinezë nuk janë të sigurt se si tregu i madh me shumicë Xinfandi, është bërë burimi i një shpërthimi të ri të virusit COVID-19.

Në muajt e fundit strategjia e qeverisë kineze ka qenë të izolojë plotësisht çdo qytet apo vend ku është shfaqur COVID-19.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 4,600 njerëz në Kinë kanë humbur jetën nga virusi COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori