LAJMI I FUNDIT:

Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri
Roland Rexhepi njihej me pseudonimin “Doda”.

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë arritur të zbulojnë edhe një autor tjetër të vrasjes së ish-agjentit të antidrogës Ronald Rexhepit, i cili u vra në vitin 2009.

Ai quhet Gëzim Balla, dhe është nga Elbasani.

50-vjeçari është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Elbasanit.


Balla është personi i pestë ndaj të cilit ngrihen akuza për pjesëmarrje në atentatin e ndodhur 15 vjet më parë.

Fillimisht sipas hetimeve, doli se autor të vrasjes ishin Armando Llakajt dhe Marjus Tafa, gjurmët e tyre u gjetën në motorin e përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Të dy u dënuan në vitin 2012, njëri me 25 vjet burgim dhe tjetri me 23. Pasi u shpall aktgjykimi, dosa e vrasjes u pezullua deri në korrik të vitit 2021.

Në këtë kohë, autoritetet gjermane me kërkesë të Shqipërisë me anë të krahasimeve në databazat e tyre, kishin arritur të identifikonin se kujt i përkiste një tjetër profil AND-je lënë në një furgon të përdorur nga autorët në atë kohë.

Ai ishte Florin Shabani, i cili u arrestua dhe më pas ekstradua nga Gjermania për në Shqipëri në Janar 2022.

Në janar të këtij viti, nëpërmjet akteve daktiloskopike, hetuesit arritën të konfirmonin se dy gjurmë gishtërinjësh të lëna te mjetet e përdorura për vrasje ishin të Donald Hoxhës. Ai u arrestua dhe ekstradua nga Britania në Prill të 2024-ës.

Në të njëjtën formë, grupi hetimit thotë se arriti të identifikojë edhe Gëzim Ballën, të shpallur në kërkim./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori