LAJMI I FUNDIT:

Pas 10 viteve barka kthehet në brigjet e Japonisë, ekspertët besojnë se ajo ishte zhdukur pas cunamit

Pas 10 viteve barka kthehet në brigjet e Japonisë, ekspertët besojnë se ajo ishte zhdukur pas cunamit

Një barkë e peshkatarëve që është shfaqur në brigjet e Japonisë, në fakt është një barkë që ishte zhdukur pas cunamit që kishte goditur vendin pothuajse dhjetë vite më parë.

Barka e vogël është gjetur në ishullin Hachio në fillim të këtij muaji, nëntë vite dhe nëntë muaj pas që oqeani e kishte “gëlltitur” në afërsi të Kesenume, qytet ky 650 kilometra në veri të Hashit, transmeton Telegrafi.


Tërmeti i fuqisë 9.0 shkallë të Rihterit që në mars të vitit 2011 shkaktoi cunamin, ua kishte marrë jetën afro 18 mijë njerëz në Japoni duke shkatërruar pjesën më të madhe ku shfrytëzohej nga peshkatarët.

E shoqata e peshkatarëve lokalë kanë konfirmuar se barka është 5.5 metra e gjatë dhe i përkiste flotës së peshkatarëve në Kesenume – pasi edhe i janë kontrolluar numrat e saj që janë regjistruar në agjencinë e statistikave.

Brenda barkës është gjetur një sasi e madhe e koraleve, që ka nxitur dyshimet se ku ka qenë gjatë gjithë kohës para se të përfundonte në Hachio, 300 kilometra në jug të Tokios. /Telegrafi/