LAJMI I FUNDIT:

Pas 1 janarit fatura më të larta të rrymës, Andonov: Po vijnë ditë të ftohta, të përpiqemi të kursejmë

Pas 1 janarit fatura më të larta të rrymës, Andonov: Po vijnë ditë të ftohta, të përpiqemi të kursejmë

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë fatura më të larta të rrymës për shkak të paralajmërimit të rritjes së TVSH-së nga 5 në 10%. E nëse rritet edhe çmimi i rrymës, faturat do të jenë edhe më e lartë. Pyetëm në Qeveri se për sa do të shtrenjtohet rryma, por përgjigje konkrete nuk morëm. Nga Qeveria thonë se po vijnë ditë të ftohta dhe me rëndësi është që të kursejmë energji elektrike.

Para nesh është dimri, po vijnë ditë më të ftohta, është e domosdoshme që të përpiqemi maksimalisht të kursejmë energji elektrike. Në tetor krahas kushtet e mira të motit, rol të madh kishte edhe kursimi i energjisë elektrike nga ana e qytetarëve dhe institucioneve për të mos importuar energji elektrike, tha Viktor Andonov, bashkëpunues për energjetikë.

Qeveria po ndërmerr masa mbi një vit e gjysmë për imputin në formimin e çmimit për vitin e ardhshëm, që të mos goditen qytetarët. Megjithatë zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi para dy ditëve paralajmëroi shtrenjtim të çmimit të rrymës.
Patjetër se jemi të vetëdijshëm se kriza energjetike është këtu dhe se duhet të ketë shtrenjtim të caktuar, por të jetë sa më e butë goditja ndaj qytetarëve, mendoj se ky është imperativi i Qeverisë, tha Fatmir Bytiqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.


Sipas ligjit për mbrojtje sociale të amvisërive që e përdorin të drejtën e ndihmës së garantuar minimale dhe shfrytëzuesve të pensionit social, ata marrin shtesë prej 1000 denarëve në muaj për mbulimin e shpenzimeve për energjencat në amvisëritë gjatë muajve të sezonit të ngrohjes, përkatësisht nga tetori deri në mars.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori