Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla, e kanë shijuar në maksimum Ditën e të Dashuruarve.

Ditë më parë, këngëtarja kishte postuar disa fotografi nga befasia që i kishte bërë partneri për festën e Shën Valentinit.


Ndërsa kësaj radhe ka qenë Fisniku, ai që ka shpërndarë disa imazhe në InstaStory nga argëtimi i çiftit.

fjolla1 (Foto: Instagram/fisnik.sylaa/fjolla.morina)

Në njërën nga fotografitë që e ka shpërndarë edhe Fjolla, ai shihet në vaskë, derisa përballë tij është këngëtarja.

“Ka vetëm një lumturi në jetë: të duash dhe të të duan. Faleminderit dashuria ime për këtë befasi të bukur”, kishte shkruar Fjolla ditë më parë. /Telegrafi/

fisnik2 (Foto: Instagram/fisnik.sylaa/fjolla.morina)