Partizani është pranë titullit të kampionit në Shqipëri pas 26 viteve pritje.

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar këtë vit ka dominuar në elitën e futbollit në Shqipëri dhe me plot meritë zë pozitën e parë në tabelë me 65 pikë pas 32 javëve.


Pikërisht në javën e 33-të, Partizani mund të shpallet kampion i Shqipërisë edhe matematikisht.

Të kuqve iu mjafton fitorja pa shikuar kundërshtarët në derbi ndaj Tiranës për ta festuar titullin 16-të në histori të klubit.

Por edhe në rast barazimi në derbi, Partizani mund të festoj nëse Kukësi humb ose barazon në udhëtim te Luftëtari.

53283448 1018455368348859 4043148033381105664 o

Kryeqytetasit janë bërë gati për festë dhe kanë bërë një gjest të madh për tifozët e shumtë që kanë në Kosovë.

Partizani i ka krijuar mundësinë tifozëve nga Kosova që të udhëtojnë drejt Tiranës duke ia siguruar autobusët pa pagesë si dhe biletat e ndeshjes ndaj rivalit lokal Tiranës.

Për të gjithë të interesuarit të udhëtojnë drejt Tiranës, mund të kontaktojnë me kryetifozin e Partizanit në Kosovë, Korab Elshanin.

Derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:30 në stadiumin Selman Stërmasi. /Telegrafi/

60306448 948136338690008 3731093993329524736 n

telegrafi sport app