LAJMI I FUNDIT:

Partitë vazhdojnë me premtimet e tyre për zgjedhjet lokale

Partitë vazhdojnë me premtimet e tyre për zgjedhjet lokale

Partitë politike në Maqedoni gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me aktivitetet e tyre për fushatën zgjedhore.

Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura takimet e krerëve politik të cilët gjatë ditës së djeshme realizuan me qytetarët


Lëvizja Besa gjatë ditës së djeshme vizitoi banorët e lagjes Drenovec në Tetovë, ku kandidati për kryetar në Komunën e Tetovës ofroi zgjidhje për problemet e tyre. “Jemi sot këtu për të shpalosur projektin tonë “Për një jetë të re” përTetovën. Një projekt kapital në programin zgjedhor të Lëvizjes BESA për lagjen Drenovec është çështja e Kazermës. Më lejoni që para jush të shpalos një studim të vitit 2008 nga një ekip ekspertësh të UEJL-së. Sot, pas nëntë vitesh ne kemi të njëtat kërkesa dhe të njëtat probleme.Tetova nuk e ka të zgjidhur përfundimisht problemin me ujin e pijshëm, që ishte premtimi kryesor i BDI-së në vitin 2013.

Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” me kandidatin për kryetar në Gostivar, Shpat Iseini, dje qëndroi në disa fshatra të Gostivarit. Iseini i cili është kandidat i partive RDK dhe UNITETI nga simpatizuesit kërkoi mbështetje për zgjedhjet lokale për përmirësimin e jetës në Gostivar.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në tubimin e mbajtur në Shuto Orizarë me ç’rast ka ndarë shqetësimin me anëtarë e simpatizantë të partisë së tij për atë që ai e ka quajtur parcializimin të votës shqiptare. Në nivel kombëtar, tha ai, BDI-ja mbetet forca e parë.

Ndërsa kryetar i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka marrë pjesë në tubimin në Kavadar ku para të pranishmëve akuzoi LSDM-në se po liron nga burgu kriminel ndërsa burgos persona të pafajshëm. Ai shtoi se më 15 tetor populli do të tregojë nëse duhet pushteti të frikësohet ose jo.

LSDM e Zoran Zaevit mbrëmë ka mbajtur tubim në Aerodrom, ku ai potencoi se për 3 muaj e gjysmë kanë treguar se si mund të korrigjohen problemet dhe si mund të krijohen miq të ri. Zaevi shtoi se Maqedonia nuk është në konflikt me askënd dhe bëri thirrje për mbështetje të qytetarëve në Komunën e Aerodromit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori