Partitë politike shqiptare dhe institucionet urojnë Ditën e arsimit shqip

Në nder të Ditës së 7 Marsit, gjegjësisht ditës së mësuesit, institucione dhe parti politike në Maqedoni u kanë uruar këtë ditë të gjithë mësimdhënësve për kontributin e tyre në arsimin shqip, njofton Telegrafi Maqedoni.
Universiteti i Tetovë-UT
7 Marsi, Dita e arsimit dhe shkollës shqipe, na e përkujton figurën e nderuar të Mësuesit kombëtar, përpjekjen titanike më vigane të kombit tonë për të ruajtur identitetin tonë, përballë sfidave të kohës.
Në këtë ditë të shënuar për shkollën dhe arsimin tonë kombëtar, ndjej obligim t’u shprehim mirënjohjen tonë më të thellë edhe plejadës së profesorëve të parë të Universitetit tonë, të cilët sakrifikuan të gjitha forcat e tyre mendore dhe fizike për ta ngritur këtë tempull të diturisë në nivelin e një Universiteti modern, të cilin e gëzon sot kombi shqiptar.
Universiteti ynë, çdo vit e shënon këtë datë historike, si ditë e ndritur nga e kaluara jonë e lavdishme, si dhe një motiv nxitës për punën që kryejnë punonjësit tanë të arsimit dhe shkencës.
Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.
Partia Demokratike Shqiptare-PDSH
Është e pakontestueshme se arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti dhe mburoja e një kombi, kurse shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes.
Më lejoni që për nderë të 7 Marsit – ditës së arsimit shqip, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.
Lëvizja Besa
Me rastin e Ditës së Mësuesit, ditës së shkollës shqipe – 7 Marsit, Lëvizja BESA të gjithë mësimdhënësve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në arsimimin e gjeneratave të reja ua uron këtë ditë të rëndësishme dhe të nderuar të shkollës shqipe.
Me këtë rast BESA rikujton se pozita e mësuesit sot në vendin tonë, kur po shkruajmë e flasim për 7 Marsin, që shënohet në shenjë respekti për ta, pa dyshim së është e vështirë. Mësuesi ynë dje dhe sot vazhdon të japë shumë nga vetja e tij, në mënyrë që brezi i ri të edukohet e nesër të jetë i gatshëm që t’i marrë në dorë frenat e zhvillimit të shoqërisë, për ta ngritur e përparuar atë. Mësuesi ynë sot po bën çmos që këtij brezi t’ia mbajë ndezur flakadanin e diturisë për të marshuar ashtu drejt ardhmërisë së ndritur. Andaj mësuesi shqiptar mbetet faqja më e ndritur e historisë sonë.
Nisur nga kjo Lëvizja BESA e ndjen për detyrim moral që dinjitetin e nëpërkëmbur të mësuesit ta ngrejë e ta vendosë në piedestal, aty ku e ka ai vendin e merituar. Figura e mësuesit duhet të jetë figura më e respektuar e shoqërisë dhe jo më e nëpërkëmbura, ashtu siç trajtohet sot. Prandaj Lëvizja Besa do të bëjë çmos që mësuesi shqiptar ta arrijë statusin më të lartë socio-ekonomik dhe moral brenda shoqërisë.
Me përuljen më të madhe të gjithë mësimdhënësve shqiptarë ua urojmë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
Ali Ahmeti
130 vite më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.
Edhe pas 130 viteve, betejat e Rilindasve tanë nuk kanë të ndalur as sot kur po ballafaqohemi me sfida të ndikimeve nga më të ndryshmet dhe me përplasje të civilizimeve dhe kulturave.
Pas shumë përpjekjeve dhe sakrificave të gjeneratave të tëra, sot kemi çerdhe, shkolla fillore e të mesme si dhe universitete në gjuhën shqipe, por nuk mjafton vetëm infrastruktura, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për cilësi dhe përkushtim.
Rilinda Demokratike Kombëtare-RDK
7 Marsin e kujtojmë me respekt të thellë për mësuesit dhe rilindasit e parë shqiptarë të cilët na e lanë amanet gjuhën shqipe, të cilën e flasim tani. Mësuesit – prindërit tanë të dytë, u sakrifikuan me vite të tëra, andaj shprehim falënderimin për gjithçka që bënë për ne, për durimin që kishin dhe për tërë diturinë që mbollën në ne.
Të gjithë atyre që punuan dhe punojnë në mësimdhënie, ua uroj Ditën e mësuesit.
Gëzuar të gjithë edukatorëve, mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve!
Aleanca për Shqiptarët
Dita e sotme është ditë e shenjtë për shkollën shqipe, është ditë e shenjtë për gjuhën tonë të lashtë sa vet njerëzimi, pa të cilën nuk do kishte dije e përparim.
Të dashur veteran të arsimit de të dashur mësues, Aleanca për Shqiptarët ua uron këtë Festë, ndër më të ndriturat festa të historisë sonë, festë kjo që edhe sot e kësaj dite në Maqedoni nuk është e zyrtarizuar si festë shtetërore.
Shkolla dhe arsimi shqip, është prioritet për Aleancën për Shqiptarët. Vetëm arsimi i mirëfilltë dhe i shëndoshë mund të çojë një popull drejt rrugës së drejt, drejtë rrugës së dijes dhe zhvillimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit