LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në Maqedoni urojnë festën e Fitër Bajramit

Partitë politike në Maqedoni urojnë festën e Fitër Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, partitë politike në Maqedoni kanë uruar besimtarët musliman. Në vijim Telegrafi Maqedoni ua sjell të gjithë telegram urimet e përcjellura në nder të kësaj feste.

Gjorge Ivanov


“Pas agjërimit një-muajsh, lutje dhe maturi, myslimanët në vend ashtu si dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë përfaqëson urtësi, mirëkuptim dhe solidaritet, vlera të cilat së bashku i ndërtojmë për vite dhe të cilat janë themelet e shoqërisë sonë. Fitër Bairami është festë kur të varfërve iu kthehet me dashuri, mëshirë dhe drejtësi. Ditë kur familjet myslimane bashkohen me lutje dhe vizita të ndërsjella në mirëqenie dhe vëmendje, duke ia falur gabimet njëri-tjetrit”, shkruan në urimin e Ivanovit.

OBRM-PDUKM

‘Me festimin e ditës së sotme edhe më tepër përforcohen dhe theksohen vlerat tradicionale të tolerancës, bashkësisë dhe humanizmit ndërmjet njerëzve. Festim dhe respektimi i veçorive të ndërsjellta fetare dhe kulturore është rruga e vërtetë nëpër të cilën duhet të lëvizim dhe mënyra e vetme që na jep fuqi të vazhdojmë të ndërtojmë lidhje të fuqishme të bashkësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë, thuhet në urim.

PDSH

‘Shfrytëzoj rastin që në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.

Uroj që ky Bajram të jetë një rast për të shpalosur ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellët. Shpresoj që në këtë ditë të shënuar solidariteti, kujdesi për të farfërit dhe dashamirësia të bëhen pjesë e pandashme e juaja’.

LSDM

“Ua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit Juve, anëtarëve të bashkësisë fetare islame, qytetarëve të besimit islam dhe të gjithëve që e festojnë, në emrin tim dhe në emër të Lidhjes Socialdemokrate. Festat e shenjta, siç është edhe Fitër Bajrami, përmes forcës shpirtërore që e bartin dhe dashurisë, durimit, mirëkuptimit, diturisë që e nxisin, i ndihmojnë njeriut ta realizojë dëshirën dhe etjen e tij për një jetë të qetë dhe të lumtur. Njeriu është i qetë dhe i lumtur kur janë të qetë dhe të lumtur fëmijët e tij, prindërit e tij, familja e tij, miqtë e tij, fqinjët, bashkëqytetarët e tjerë. Për këtë arsye na janë të nevojshme këto vlera universale të çmuara. Ata e ngurtësojnë vullnetin e lirë me të cilin lindim dhe inkurajojnë ta zgjedhim rrugën e së vërtetës dhe drejtësisë. Kjo është rruga e drejtë ku kryqëzohen paqja individuale dhe kolektive”, shkruan Zaev.

RDK

‘Kjo është një ditë kur gëzimi dhe lumturia jonë bëhen një formë adhurimi ndaj të Plotëfuqishmit. Gëzohuni kësaj dite për çdo çast që e kaloni me familjarët, shokët, dhe popullin tuaj.

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, të gjithë shqiptarëve të besimit islam, dhe gjith muslimanëve tjerrë anekënd botës, urime festën e Fitër Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie’.

Urimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta

‘Uroj që kjo ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes, të përcillet jo vetëm me urime dhe vizita, por edhe me vepra të mira.

Në këtë ditë feste, uroj që të jeni të lumtur dhe të bashkuar me të dashurit tuaj, familjarët dhe miqtë, të festoni me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti.

Në ermin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të administratës komunale, ju uroj Festën e Madhe të Fitër Bajramit’.

RDM

‘Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman në Republikën e Maqedonisë, dhe u dëshiron ta kalojnë me më të afërmit e tyre, në paqe, qetësi dhe dashuri.

Këto janë ditë të mirësisë dhe solidaritetit mes njerëzve, kur u zgjatet dora të afërmve, miqve, por edhe atyre që janë fatkeq dhe që kanë më pak. Le të jenë këto porosi udhërrëfyes edhe për marrëdhëniet e tona të tërësishme në shtet, të lidhemi dhe të respektohemi sa më shumë, që të ndërtojmë shoqëri sipas masës së njeriut’.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski

Festa e Fitër Bajramit le të ju japë inkurajim në këto momente për ta përforcuar familjen dhe t’i mbështetni besimet dhe kulturën e gjeneratave të reja.

Këto momente festive, theksohet në urim, janë një mundësi e mirë për shprehjen e respektimit reciprok dhe miqësisë midis njerëzve nga fetë e ndryshe, si dhe ta zgjojmë humanizmin dhe solidaritetin i cili është traditë shekullore.

Jam i bindur se edhe më tej do të vazhdojmë me sukses t’i përparojmë marrëdhëniet e ndërsjella, ta respektojmë diversitetin fetar dhe ta kujdesin tolerancën në Republikën e Maqedonisë. Ato janë udhëheqës drejt prosperitetit, një të ardhme të sigurt dhe mirëqenie të të gjithë qytetarëve në shtetin tonë. Edhe njëherë, ju uroj festën e madhe dhe Ju uroj disponim të mirë festiv’.

Valentina Bozhinovska, drejtoresha për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze

Festa e Fitër Bajramit është gëzim për të gjithë besimtarët musliman, frymëzim i dashurisë, besnikërisë, paqes, si dhe nxitje për vendosje të marrëdhënieve më të mira me të afërmit, miqtë dhe me të gjithë njerëzit me vullnet të mirë. Fuqia e madhe shpirtërore dhe vullneti i fuqishëm të cilët pasojnë pas 30 ditëve të agjërimit, besimi dhe inkurajimi t’ju çojë drejt shpërndarjes së vlerave të vërteta, të afërsisë familjare, dashurisë dhe miqësisë së ndërsjellë dhe me pjesëtarët e feve dhe traditave tjera’.

UNITETI

“Të gjithë besimtarëve mysliman ua uron Festën e Fitër Bajramit.Duke përcjellur Muajin e Bekuar të ramazanit, me shpresë që Zoti të na ketë pranuar lutjet, adhurimet dhe sakrificën, Ju urojmë ditën e shpërblimit, solidaritetit, unitetit vëllazëror dhe harmonisë shpirtërore. Të gjithë jemi të barabartë para krijuesit, le të mundohemi t’i largojmë edhe dallimet në mes nesh. Shëndet, mirëqenie dhe paqe në familjet tuaja. /Telegrafi/