Në emisionin “Përballje” është diskutuar për partitë politike, demokracinë e brendshme dhe profilizimin e tyre.
Besa Luzha, nga FES ka thënë në emision se partitë politike janë ndër subjektet më të rëndësishme të shoqërisë sepse nga to varet zhvillimi dhe ecja e shoqërisë përpara.
“Partitë politikë si të tilla nuk janë abstrakte por janë të përbëra nga njerëz që kanë bindje, ide, disa prej tyre mund të jenë mjaft homogjene”, ka deklaruar Luzha.
Sipas saj, gjithçka varet nga partitë politike dhe se çfarë programi ato ofrojnë për zgjedhjet parlamentare.
Ndërsa Bekim Baliqi, profesor universitar thotë se partitë politike në Kosovë janë zhvilluar si rezultat i zhvillimeve të historisë dhe rreth kauzave e më pak rreth profileve ideologjike.
Baliqi thotë se sot ka një qartësim më të madh në krahasim me kohërat e pas luftës.
“Momentalisht nuk e kemi asnjë kryetar të partive të mëdha që është kandidat ose kandidon për kryeministër. Edhe PDK, edhe LDK edhe VV”, ka thënë Baliqi.
Valmir Ismaili, nga Demokracia + thotë se asnjëra lëvizje e liderëve si në PDK e LDK nuk është bërë për shkak të demokratizimit të partive politike por ka ndodhë për shkak të specifikave të veta.
Sipas tij, përkundër faktit se janë krijuar blloqet parazgjedhore asgjë nuk ka përfunduar sepse e tëra mund të ndryshojë më 12 qershor.
“Duke e marrë parasysh se si janë krijuar këto dy blloqe, frika ime është që mas 12 qershorit varësisht se si do t’i kemi rezultatet të zgjedhjeve, ndoshta do të kthehemi në pikën zero dhe që i bie të kemi prapë lëvizje të reja”, ka deklaruar Ismaili.
Ndërsa Shkëlzen Gashi, publicist thotë se partitë politike në Kosovë janë prona të liderëve dhe njerëzve që ata i kanë përreth.
“Në PDK aksionet si pronë e tyre i ka Hashimi me Kadrinë, në LDK i ka Isa me Lutfi Hazirin, Agim Veliun e disa të tjerë, në AAK aksionet i ka Ramushi (Haradinaj) shumicën e aksioneve në VV Albini i ka shumicën, 80 % të aksioneve e 20% të aksioneve ia ka dhënë Shpendit dhe njerëzve rreth tij”, ka deklaruar Gashi.
Sipas tij, vështirë mund të ketë demokraci kur këto janë si korporata edhe si biznese dhe trajtohen si të tilla dhe se nuk kanë profilizim të qartë politik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Tahiri-Beqa: Shqetësuese pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në tubime politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?