Disa nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale 22 tetorit të vitit të kaluar, ende pa shlyer gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të mos respektimit të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet e kaluara, kishte gjobitur më rreth 260 mijë euro të gjitha subjektet politike.
Por, gjashtë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve lokale, nga shuma e përgjithshme janë paguar rreth 127 mijë euro kurse borxh kanë mbetur edhe 130 mijë euro, thonë zyrtarë të PZAP-it.
Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), tregon për Radion Evropa e Lirë, se cilat nga partitë kanë shlyer obligimet dhe cilat ende nuk kanë përfunduar.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Alternativa nuk kanë paguar asnjë shumë të borxhit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paguar gjysmën e shumës se borxhit, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re (AKR), Nisma për Kosovën dhe Lista Serbe ka paguar shumën e borxhit në tërësi. Edhe subjektet tjera që kanë qenë të dënuara i kanë paguar të gjitha gjobat”, ka thënë Desku.
Ai ka thënë se PZAP, ka paralajmëruar partitë politike se nëse deri në fund të këtij muaji nuk përfundojnë obligimet, atëherë në bazë të ligjit do të shqiptohen dënime shtesë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shumën më të madhe të borxhit më mbi 78 mijë euro. Zyrtari financiar në këtë subjekt, Lutfi Zharku ka thënë se “pas marrjes se mjeteve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për tre mujorin e dytë të këtij viti, do paguajnë borxhin në PZAP”.
Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte gjobitur më 17,200 euro, borxh ky që ende figuron në PZAP.
Sekretari ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, e në mungesë të mjeteve buxhetore ka mbetur obligimi financiar i papërfunduar.
Megjithatë, edhe Tolaj shprehet se presin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rimbursoj mjetet për këtë parti, pastaj të përfundojnë obligimin.
“Në momentin që do kemi rimbursim të mjeteve nga KQZ- ja ne do të bëjmë pagesën e obligimeve. Ose KQZ-ja do të bëjë ndalesën e mjeteve tona dhe i dërgon drejtë për drejtë në PZAP në emër të AAK-se,” ka thënë Tolaj.
Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e gjobitur më rreth 35 mijë, ka paguar 18 mijë euro dhe borxh ka mbetur mbi 16 mijë euro.
Basri Musmurati, sekretar i kësaj partie në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, shkurt është përgjigjur se shumë shpejtë do shlyej borxhin.
“Shpejtë e përfundojmë obligimin sepse nuk kemi pasur mjete financiare, kjo është arsyeja” ka thënë Musmurati.
Buxheti i Kosovës i ndanë më shumë se 4 milionë euro në vit partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për mandate dhe mjetet shpërndahen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Përveç mjeteve që u ndahen nga buxheti i Kosovës, partitë politike financohen edhe nga burime tjera, që sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, në të shumtën e rasteve këto burime janë nga disa kompani private, të cilat më pas shpërblehen me dhënien e tenderëve publik nga partia që e fiton pushtetin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje