Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, duke filluar nga java e ardhshme do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit.
Sipas njoftimit për media, Presidenti i vendit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ndonëse ende ftesat nuk u janë dorëzuar partive politike për konsultimet me Presidentin Thaçi, ato janë deklaruar nëse do të marrin pjesë në këto takime.
Disa nga partitë në koalicion vlerësojnë se duhet të marrin pjesë në takimin me Presidentin Thaçi, për të diskutuar për tejkalimin e situatës politike të krijuar në Kosovë.
Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se në momentin që ftohen nga Thaçi, do të marrin pjesë.
“Ende nuk e kemi pranuar ftesën nga presidenti Thaçi për konsultimet që parashihen sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës dhe në momentin që do të ftohemi, do të marrim pjesë”, ka thënë ai.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), thekson se pjesë e konsultave do të jenë vetëm për shpalljen e zgjedhjeve.
Muharrem Nitaj nga AAK, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se të gjitha partitë politikë po thonë se janë të gatshme për zgjedhje.
“Ne mund të jemi pjesë e konsultave për shpalljen e zgjedhjeve brenda afatit ligjor, dhe jo diçka tjetër. Situata është e qartë. Të gjitha partitë politike po thonë se janë për zgjedhje të menjëhershme, dhe prandaj nuk ka se për çka tjetër të bisedohet, përpos për datën e shpalljes së zgjedhjeve të reja”, ka thënë ai.
Anëtari i kryesisë së Nisma-s Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë për Telegrafin se kjo parti do t’i përgjigjet ftesës së presidentit të Republikës për konsulta me partitë politike.
Sipas tij Nisma Socialdemokrate asnjëherë nuk i ikën përgjegjësisë së saj si parti parlamentare në raport me zhvillimet që e presin vendin.
“Dorëheqja e kryeministrit na ka sjell në një situatë që zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, që sovrani të vendosë për përbërjen e re të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili më pas do ta zgjedhë qeverinë e re. Nisma Socialdemokrate asnjëherë nuk i ikën përgjegjësisë së saj si parti parlamentare në raport me zhvillimet që e presin vendin. Edhe në këtë rast, Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet ftesës së presidentit të Republikës për konsulta me partitë politike, që sa më parë të arrihet një pajtim mes forcave politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka thënë ai.
Vesel Makolli nga AKR në një përgjigje për Telegrafin thekson se do të marrin pjesë në takim pasi që sipas tij qëndrimet e tyre do të shërbejnë për të dalë nga situata e krijuar.
“Po do të marim pjesë në takimin me Presidentin. Duke mar parasyshë situatën aktuale, është obligim i të gjithë neve që t’i përgjigjemi ftesës së Presidentit, t’i paraqesim qëndrimet tona, të cilat do të shërbejnë për të dal nga kjo situatë. Kur ështët interesi i vendit në pyetje, duhet të jemi të gjithë unik dhe të përgjegjshëm, duke dhënë kontribut për të arritur te zgjidhja më e mirë për vendin”, ka thënë ai.
Në anën tjetër partitë opozitare vlerësojnë se do t’i përgjigjen ftesës së Presidentit nëse flitet për zgjedhjet.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se do t’i përgjigjen ftesës për të caktuar datën e zgjedhjeve.
“Presidenti duhet të veprojë në përputhje me Kushtetutën. Duhet të ftohen partitë politike për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve. Ne do t’i përgjigjemi një ftese që bëhet në përputhje me kompetencat kushtetuese që ka Presidenti”, është shprehur ai.
Kurse Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se në takim do të marrin pjesë vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe jo për Qeveri teknike.
“Ne kërkojmë zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë. Nuk marrim pjesë në takime për ndonjë mandatar apo ndonjë qeveri teknike. I vetmi takim që marrim pjesë është takimi për caktimin e datës së zgjedhjeve”, ka theksuar ajo.
Ndërsa zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, në një deklaratë dhënë Telegrafit, ka thënë se pasi të pranohet ftesa do të shqyrtohet nga organet.
“PSD nuk ka pranuar ftesë, rrjedhimisht s’mund të flasim pa i pasur informacionet e sakta mbi qëllimin dhe arsyet e thirrjes se takimit. Kur të kemi ftesen mbetet të shqyrtohet në organet e PSD-së”, ka thënë ajo.
Kurse Partia Euroatlantike e Kosovës e sapo formuar, do të jetë pjesë e diskutimeve me Presidentin.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Mialim Zeka, nga kjo parti, i cili ka thënë se do të marrë pjesë në çdo takim që zgjidhë ngërçin politikë, siç e ka quajtur ai.
“Do të marr pjesë pa asnjë problem në konsultimet me Presidentin. Me sa unë kuptoj politikë, unë marrë pjesë në çdo takim që zgjidhë kët ngërç politik, të cilin e ka shkaktuar pa asnjë arsye kryeministri i vendit”, ka thënë Zeka.
Kujtojmë se Ramush Haradinaj ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryeministër i vendit.
Haradinaj ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur ftesa nga Gjykata Speciale. Ai para mediave ka thënë se dorëheqje ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës