LAJMI I FUNDIT:

Partitë opozitare izraelite arrijnë marrëveshje, fund qeverisjes 12-vjeçare të Netanyahut

Partitë opozitare izraelite arrijnë marrëveshje, fund qeverisjes 12-vjeçare të Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.

Yair Lapid, udhëheqësi i partisë qendrore Yesh Atid, njoftoi se marrëveshja e koalicionit të unitetit kishte sukses.

Blloku opozitar i kryesuar nga Naftali Bennet, Yair Lapid dhe Kreu i partisë arabe, Ra’am, Mansour Abbas, nënshkruajnë dokumentin që i hap rrugë qeverisë së re në Izrael.


Nën një marrëveshje rotacioni, kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të shërbente si kryeministër i pari përpara se t’i dorëzohej Lapidit, raporton bbc.

Në një deklaratë, Lapid tha se e kishte informuar presidentin, Reuven Rivlin për marrëveshjen, duke shtuar se “Unë premtoj se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve izraelitë, atyre që e votuan atë dhe atyre që nuk e bënë atë”.

“Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite”, shtoi ai.

Rivlin i ka bërë thirrje parlamentit që të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur për të votuar qeverinë e re.

Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e një shumice në Knesset me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet.

Partia e krahut të djathtë të Netanyahut, Likud, fitoi më shumë vende në zgjedhjet e marsit, por ai nuk ishte në gjendje të formonte një koalicion qeverisës pasi iu dha mandati. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Kalo në kategori