Partitë në pushtet fillojnë fushatën për referendumin, kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për anëtarësim në BE dhe NATO

Gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht ka filluar fushata për referendumin e 30 shtatorit, në të cilin do të votohet për pyetjen: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE, duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë?
Gjitha partitë në pushtet, në mënyrë të ndarë dje kanë zhvilluar aktivitete në kuadër të fushatës ku kanë realizuar takime me qytetarët në vende të ndryshme. Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit.
PDSH fushatën e filloi nga Çairi me moton “Një hap para për NATO dhe BE”. Kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi, tha se fushata për referendumin duhet të dallojë nga fushata për zgjedhje. Ai tha se PDSH dëshiron që qytetarëve që janë skeptik t’u japin fakte dhe argumente.
BDI fushatën për referendumin e filloi nga Tetova, ku mbajti takim me qytetarët. Pjesëmarrës në këtë tubim ishte edhe Talat Xhaferi, i cili tha se BDI që prej themelimit në statutin e vetë ka këtë përcaktim dhe këtë vizion kyçjen e vendit në strukturat euroatlantike. Ai shtoi se me ardhjen e Qeverisë së re gjërat u përshpejtuan dhe çështjet që ishin gurrë pengues në arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë, u zgjidhën.
Aleanca për Shqiptarët gjatë ditës së djeshme mbajti konferencë për shtyp, në të cilën kryetari i kësaj partie Ziadin Sela, tha se shqiptarët që nga koha e Skënderbeut janë të përcaktuar drejt perëndimit. Ai tha se do të votojnë gjithçka që është në të mirën e përgjithshme të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, por pa shkelur dinjitetin dhe autoktoninë e shqiptarëve këtu në Maqedoni.
Edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit dje ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën theksuan se kur të hapet Kushtetuta do të kërkojnë që 20 përqindëshi për shqiptarët të largohet.
Kurse partia maqedonase në pushtet LSDM, dje mbajti takim me qytetarët në Shën Nikollë, prej ku Zoran Zaev theksoi se më 30 shtator Maqedonia përfundimisht duhet të vendoset në rrugën e vendeve evropiane. Ai shtoi se tani nuk ka pengesa për Maqedoninë, që si vend me shumicë maqedonase të pranohet në gjithë botën.
Përndryshe, partitë politike të cilat janë shprehur “pro” referendumit edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë të kenë aktivitete politike, ndërsa Telegrafi Maqedoni do t’ju njoftojë gjatë ditës së nesërme.
Ndërsa partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, akoma nuk ka qëndrim për referendumin dhe pritet që gjatë ditës së sotme të deklarohen nëse do të marrin pjesë në referendum ose do ta bojkotojnë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi