Në votimin e zhvilluar mbrëmë, Steele mundi 4 konkurrentë të tjerë duke përfshirë kryetarin e deritanishëm Mike Duncan, i cili u detyrua të tërhiqet për shkak se i mungoi mbështetja.

Steele ka qenë zëvendës guvernator i shtetit Maryland. Detyra e tij do të jetë rindërtimi i kësaj partie e cila është dëmtuar rëndë në zgjedhjet e fundit kombëtare.

Në vitin 2008, republikanët humbën presidencën dhe mjaft vende në të dyja dhomat e Kongresit. Demokratët kanë tani shumicën në Kongres si dhe Shtëpinë e Bardhë. Pas zgjedhjes, Steele tha se ka ardhur koha që partia të provojë diçka krejtësisht të ndryshme. /VoA/