Shefat e grupeve parlamentare të DPS, SDP-LP, SD, DUA kanë dorëzuar në procedurë parlamentare propozimin për mosbesimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.
Siç thuhet në deklaratën e përbashkët të klubeve, shkak për dorëzimin e propozimit është bërë mungesa e rezultateve të Qeverisë në drejtim të realizimit të atyre prioriteteve që janë përcaktuar gjatë zgjedhjes së saj, “që kanë të bëjnë me reformën e sistemit gjyqësor, forcimin e sistemi i sundimit të ligjit, intensifikimi i procesit të integrimit evropian, konsolidimi i politikës ekonomike në vend dhe riorganizimi i sistemit të kujdesit shëndetësor në kushtet e pandemisë së coronavirusit në vazhdim”.
“Për më tepër, sjellja injorante e kryeministrit Dritan Abazoviq ndaj pikëpamjeve të institucioneve më të rëndësishme shkencore në vend, si dhe ekspertëve të shquar dhe organizatave të shoqërisë civile, si dhe duke vënë në plan të parë marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe, ndërsa sjelljet e tij të papërgjegjshme dërgoi në ngritje të tensioneve në shoqëri dhe deri në humbjen e pariparueshme të kohës së nevojshme për përmbushje cilësore të detyrimeve nga agjenda evropiane, kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin e saj”, raporton rtcg.
Shtohet se në fund të shpjegimit të propozimit, u konstatua se, “për të gjitha sa më sipër, dhe për të mbrojtur interesat jetike shtetërore të Malit të Zi dhe për të shpëtuar shansin që vendi ynë të ecë në rrugën e integrimeve evropiane, ishte e nevojshme që Qeveria e 43-të e Malit të Zi të dorëzohej një iniciativë për votëbesimin”.
Kujtojmë se presidenti malazez, Milo Gjukanoviq e kishte paralajmëruar kryeministrin Dritan Abazoviq se do të shkarkohet në rast se e nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.
Ndryshe, Abazoviq është në krye të qeverisë malazeze edhe me votat e partisë së presidentit të Malit të Zi, DPS, si dhe disa partive të minoriteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian
Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht