“Sonte, mesnata shënon moment historik. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, florës dhe faunës, por edhe gjithë universit, sonte shënojmë vitin 2014. Ani pse ndoshta njerëzimi mund të ketë qenë këndej pari për rreth 200,000 vite, planeti Tokë të jetë formuar para 4.5 miliardë vitesh, apo vetë Universi të ketë ekzistuar për gati 14 miliardë vjet, është kalendari Gregorian ai që i mbizotëroi të gjitha”, thuhet në urimin e Partisë së Fortë.

Duke pasur parasysh këto fakte, partia e Arifajt uron që secili prej nesh t'ia dijë vleftën, përgjegjësinë dhe privilegjin që na vjen me vitin 2014.


“Urojmë që planeti ynë, Toka, të vazhdojë shtegtimin e tij rreth Diellit, nëpër orbitën e njëjtë, për miliarda e miliarda vite në vazhdim (edhe pse pas 7.5 miliardë vitesh, Dielli do të zgjerohet aq sa ta përpijë mbarë planetin)”, thuhet në urimin e Partisë së Fortë. /Telegrafi/