Përfaqësues të Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, kanë akuzuar menaxhmentin e UP-së dhe disa organizata studentore se jashtëligjshëm po ndërhyjnë në punën e Parlamentit Studentor.
Kryetari i parlamentit Studentor, Arben Elshani ka përmendur disa nga aktivitetet që kanë bërë që kur kanë marrë mandatin si strukturë e re në muajin tetor por akuzoi disa organizata studentore, duke thënë se po tentojnë t’i pengojnë aktivitetet e Parlamentit Studentor.
Sipas tij, afër zgjedhjeve për këshillin drejtues të Universitetit të Prishtinës, grupet politike të lidhura me pushtetin, bashkë me disa grupe klanore brenda UP-së janë aktivizuar përmes formave të ndryshme të presionit dhe po mundohen ta pengojnë punën e parlamentit studentor.
“Do të mbrojmë këtë institucion në çfarëdo forme, ne iu bëjmë thirrje të gjithë krerëve, përfaqësuesve politik që nga presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri dhe ministri i arsimit që mos të ndërhyjë në punën e Parlamentit Studentor“, ka thënë ai.
Sekretari i Parlamentit Studentor, Rrezon Frangu tha se nuk pranojnë t’i shërbejnë asnjë interesi dhe partie politike që pengon autonominë e UP-së. Ai tha se disa persona që nuk kishin as mandat të deputetit, jashtëligjshëm kanë tentuar të mbajnë një mbledhje për ta shkarkuar kryetarin e Parlamentit Studentor.
“Sekretari i UP-së, Esat Kelmendi ka mbajtur anë dhe ka shkelur normat në fuqi duke penguar punën tonë dhe favorizuar grupe tjera. Është dashur të ndërhyjë Këshilli Drejtues ku përmes një vendimi i ka dhënë mandat disa deputetëve në Parlament studentor dhe ka ftuar mbledhjen për ditën e nesërme. Edhe në respektimin e këtij vendimi për ndarjen e mandateve të tre anëtarëve, sipas listës ka shkelje sepse sekretari i UP-së dëshiron që jashtëligjshëm t’i jap mandat një studenti të cilit iu është marrë mandati për shkelje të rregullores së zgjedhje. Gjithashtu, në ndarje të mandatit po i njëjti nuk ka respektuar kuotën gjinore të paraparë me rregulloren e zgjedhjeve“, tha ai.
Kurse, nënkryetari i Parlamentit Studentor, Milot Kolshi tha se ndoshta dikujt i duhet një Parlament Studentor vegël siç ka qenë më herët por këtë nuk do ta lejojnë.
“Ka ndërhyrje politike në UP por ne jemi duke mbledhur fakte dhe në konferencën e ardhshme, me emra dhe mbiemra do të paraqesim të gjithë këtë rrjet klanor që më të vërtet e ka ngulfatur UP-në dhe Parlamentin Studentor“, ka thënë ai.
Ai shtoi se nuk do të lejojnë ndikimin në Parlament por do ta mbrojnë me të gjitha mjetet juridike./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel