Parlamenti studentor në UKM të mos jetë organizatë joqeveritare (Video)
2615 studentë thanë “jo” që Parlamenti Studentor të mbetet organizatë joqeveritare në referendumin e djeshëm të organizuar nga Plenumi Studentor. “Pro” votuan vetëm 137 studentë ndërsa 15 fletëvotime ishin të pavlefshme. Nga Plenumi Studentor thanë se me këto zgjedhje, studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, vendosën se çfarë organizimi studentor duan, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Referendumi në përgjithësi kaloi qetë, por duhet të theksohet se në disa fakultete, anëtarët e Parlamentit Studentor kanë ushtruar trysni ndaj studentëve që të mos votojnë, kanë ushtruar trysni edhe mbi Komisionin Zgjedhor që mos t’i numërojë votat dhe ka pasur trysni edhe mbi studentët rreth karakterit të këtij referendumi, edhe pse në dy-tre konferenca për shtyp nga Plenumi Studentor theksuan se referendumi është i padetyrueshëm dhe me karakter joformal”, u shpreh për Tv21, Dea Zdravkovska, nga Plenumi Studentor.
Goran Tanevski nga Plenumi Studentor, tha se është e nevojshme që Senati i UKM-së të marrë vendim për reformimin e plotë të organizimit studentor, në kuadër të Universitetit.
“Hapi i ardhshëm është vendimi i Senatit. Në korrik të vitit të kaluar, u formua komision ku morën pjesë Plenumi Studentor dhe Parlamenti Studentor. Komisioni nuk arriti të sjellë një vendim unanim, respektivisht një propozim unanim deri te Senati. U votuan vetëm dy propozime, për të cilat Senati duhet të vendosë dhe shpresojmë të sjellë vendim gjatë këtij muaji”, tha Goran Tanevski, nga Plenumi Studentor.
Sipas Tanevskit, nëse Senati nuk merr vendim, atëherë të gjitha fakultetet – njësitë e Universitetit, kanë obligim ligjor t’i miratojnë rregulloret për vetorganizimin studentor. Nga Plenumi Studentor, thonë se nëse senatorët veprojnë sipas kërkesës së studentëve dhe Parlamenti Studentor i UKM-së bëhet pjesë e Universitetit, atëherë studentët do të kenë kontroll mbi paratë e Parlamentit dhe në të gjitha vendimet e tij, me ç’rast siç thanë, do të ndalohet arbitrariteti i Parlamentit Studentor të UKM-së. Nga Parlamenti Studentor nuk deshën të japin asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Lideri i Parlamenti Studentor, Davor Popovski, nuk deshi ta komentojë referendumin e djeshëm. Të mërkurën e ardhshme, Plenumi Studentor do të organizojë një plenum të hapur në oborrin e Universitetit ku do t’i ftojnë të gjithë studentët, me qëllim që, siç thonë, të vazhdojnë betejën kundër Parlamentit Studentor dhe për t’u dakorduar për hapat e ardhshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City