Parlamenti i Kosovës do të shpërbëhet më së voni në fund të muajit mars, në mënyrë që zgjedhjet të mbahen në fund të majit ose në javën e parë të qershorit. Kështu raporton Klan Kosova, bazuar në burimet e saj.

Sipas këtyre burimeve, kjo është dakorduar në takimet në mes të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. /Klan Kosova/