LAJMI I FUNDIT:

​Parlamenti gjerman rrit masat e sigurisë anti COVID-19

​Parlamenti gjerman rrit masat e sigurisë anti COVID-19

Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, do të rrisë masat e tij të sigurisë lidhur me coronavirusin e ri pas pushimit të verës, nën dritën e rritjes së infeksioneve në vend.

Në një komunikim të brendshëm, presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble rekomandoi urgjentisht mbajtjen e një maske në të gjitha ndërtesat e parlamentit nga e hëna.

“Ky rekomandim urgjent vlen për të gjithë personat dhe të gjitha zonat e lëvizjes, siç janë korridoret dhe vendkalimet e shkallëve, mjediset e pushimit, dhomat e larjes, zonat e ngrënies (me përjashtim të personave në tryezë) dhe bibliotekën, por edhe për sallat e bordeve dhe të mbledhjeve”, shkruhet në rekomandimin e brendshëm.

“Në sallën plenare, në sallat e konferencave dhe sallat të mbledhjeve, si edhe në zyra, veçanërisht në të tuajat, maska mund të hiqet, nëse keni zënë një vend në distancën e kërkuar prej të paktën 1,5 metra dhe është i garantuar ajrimi i mirë”, vazhdohet në rekomandim.

Njoftimi i brendshëm u drejtohet kryesisht rreth 3 100 punonjësve të administratës së Bundestagut dhe pothuajse 2 800 deputetëve në Berlin. /ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori