LAJMI I FUNDIT:

Parlamentarët danezë: Kosova ka shumë punë për të bërë

Parlamentarët danezë: Kosova ka shumë punë për të bërë

Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Njomëza Emini, kryetare e Komisionit, ka  pritur sot një delegacion nga Komisioni për Çështje Evropiane në Parlamentin e Danimarkë, të kryesuar nga Mette  Gjerskov.

Emini e ka falënderuar shtetin e Danimarkës për gjithë mbështetjen që i ka dhënë shtetit të ri të Kosovës.

Ajo, ndërkaq, e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë në zonën e Shengenit.


Kryesuesja e delegacionit parlamentar nga Danimarka, Mette Gjerskov, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë dhe pritjen e ngrohtë që u është rezervuar, ka shfaqur gatishmërinë e parlamentit të vendit të saj për thellim të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës dhe këmbim të ndërsjellët përvojave.

Ajo dhe përfaqësues të tjerë të këtij delegacioni kanë dhënë sqarime në interesimet e deputetëve kosovarë, të pranishëm në takim për praktikat e komisionit homolog nga Danimarka në marrëdhëniet me institucione të tjera të vendit, sidomos me përfaqësues të ekzekutivit, para se ata të mbajnë qëndrimin e vendit të tyre në institucionet përkatëse të BE-së.

Parlamentarët danezë kanë theksuar se punë të shumta e presin Kosovën, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori