LAJMI I FUNDIT:

Parku natyror i Zagorisë tërheq turistët e huaj

Parku natyror i Zagorisë tërheq turistët e huaj

Fshatrat e Zagorisë Sheper, Nivan, Nderan, Topovë, Hoshtevë, Lliar, Zhej, Doshnicë, Vithuq, janë kthyer në destinacione të vizitueshme nga dashamirësit e natyrës dhe të peizazhit.

Fluksi i vizitorëve në Parkun Natyror “Zagori” vazhdon të jetë i lartë dhe në këto ditë vjeshte. Zagoria është një thesar vlerash natyrore, kulturore e kulinarike dhe kohët e fundit është kthyer në një destinacion të preferuar turistik për Qarkun e Gjirokastrës.

Turistët e huaj tashmë po eksplorojnë këtë park mjaft interesant ku ata mund të përjetojnë aventurën, bukuritë natyrore dhe kulturën.


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se ,”fluksi i turistëve të huaj është rritur ndjeshëm në Parkun Natyror “Zagori”. Peizazhi i vjeshtës, kultura, kulinaria dhe mikpritja e kanë shndërruar zonën në një destinacion të preferuar për vizitorët e huaj”.

Ky park natyror shtrihet mes vargmaleve Shëndëlli, Lunxhëri, Bureto, Trebeshinë, Dhëmbël e Nemërçkë, më të mëdhenjtë dhe më të lartët në Jugun e vendit.

Zagoria ngjan brenda kësaj kurore malesh si një “perlë e rrallë natyrore”. Një hijeshi marramendëse që nga malet e lartë, shkëmbinjtë e ashpër e të thepisur, oaze të gjelbra me pemë, lule e bar, vlerat e bio-diversitetit, vlerat kulturore dhe shpirtërore që ka kjo zonë shtojnë pasionin për të tërhequr në gjirin e saj shumë vizitorë e turistë të huaj. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori