Paris Saint-Germain – Strasbourg, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Strasbourg kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së dytë në Ligue 1.
Kryeqytetasit janë mikoqir të Strasbourg në takimin i cili pritet të zhvillohet në Parc des Princes nga ora 21:00.
Ekipi i Mauricio Pochettinos vjen nga një fitore e vështirë ndaj Troyes dhe synon të vazhdojë serinë edhe ndaj Strasbourgut.
Në anën tjetër, mysafirët e Strasbourgut vijën nga një humbje ndaj Angers dhe synojnë të kthehen te rezultatet pozitive.
Pochettino ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa trajneri i mysafirëve starton me më të mirët.
Lionel Messi nuk do të debutojë në këtë ndeshje, pasi ende nuk është gati pas transferimit të tij vetëm disa ditë më parë.
PSG: Navas; Hakimi, Kimpembe, Kehrer, Diallo; Wijnaldum, Herrera, Dina Ebimbe; Draxler, Icardi, Mbappe; Strasbourg: Sels; Fila, Djiku, Sissoko, Perrin, Lienard, Aholou, Prcic, Bellegarde, Ajorque, Gameiro; /Telegrafi/






















































