LAJMI I FUNDIT:

I pari i OVL të UÇK: Asnjë befasi nëse Hashim Thaçi ftohet nga Gjykata Speciale      

I pari i OVL të UÇK: Asnjë befasi nëse Hashim Thaçi ftohet nga Gjykata Speciale      

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Hysni Gucati, ka folur për ftesat që i ka bëra Gjykata Speciale.

Gucati në “Dossier D” në RTV Dukagjini duke komentuar intervistimin e Kadri Veselit në Hagë, ka thënë se është e drejtë e tij të mbrohet në heshtje, por e rëndësishme, sipas tij, është se ai ka shkuar ta mbrojë luftën e UÇK-së.


I pari i OVL të UÇK ka thënë se deri më tani janë të ftuar rreth 250 ish-ushtarë të UÇK-së dhe shumë qytetarë të tjerë që nuk janë anëtarë të organizatës.

Ai ka thënë se shumica dërmuese e të ftuarve janë në cilësinë e dëshmitarëve.

Gucati ka thënë se nuk do të jetë asnjë befasi nëse do të ftohet edhe presidenti Hashim Thaçi, pasi sipas tij janë ftuar pothuajse të gjithë komandantët e UÇK-së, duke filluar nga Sylejman Selimi.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se Gjykata i paguan të gjitha shpenzimet për të ftuarit përfshirë biletat e aeroplanit, dhe akomodimi në hotel.

“Vetëm ushqimi gjatë ditës, me sa kam informacion, paguhet nga vetë personat që shkojnë në Hagë”.

Gucati ka thënë se janë duke u përpjekur që të bllokojnë vazhdimin e mandatit për Gjykatën Speciale në Qershor të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se një gjë të tillë do të kërkojë edhe nga Albin Kurti dhe të gjitha grupet tjera parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori