Me paratë e ndara nga Qeveria e Kosovës, Bujanoci bleu aparatura mjekësore, ndihmoi familjet në nevojë, ndërmarrjet e vogla dhe bujqit

Qeveria në detyrë e Kosovës kishte ndarë mjete financiare në vlerë prej 500 mijë euro për komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës më 23 prill, ndërkaq Ministria e Financave dhe Transfereve më 29 prill ka njoftuar se shuma prej 500 mijë eurosh për këto komuna është realizuar si transfer ndërkombëtare nga llogaria e Thesarit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Këto mjetë financiare janë ndarë për në mënyrë që tri komunat në Luginë ta përballojnë më lehtë gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19, për çka kanë shërbyer mjaft mirë në këtë aspekt.
Kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi ka thënë për Telegrafin se nga ato 200 mijë euro të ndara për këtë komunë nga Qeveria e Kosovës, përveç aparaturave mjekësore, janë ndihmuar edhe familjet në nevojë e personat me nevoja të veçanta.
“Siç është e njohur për opinionin, Qeveria e Kosovës ka ndarë një paketë të ndihmës financiare në vlerë prej 500 mijë euro, për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Komuna e Bujanocit ka marrë 200 mije euro nga kjo ndihmë. Ne kemi orientuar shfrytëzimin e mjeteve për blerjen e një Autoambulance, EKG aparat, spirometër për dispanzerin e mushkrive, Paketë të ndihmës financiare për 177 persona me nevoja të veçanta, 200 paketa me artikuj ushqimorë dhe higjienik, subvencionim të ndërmarrjeve të vogla dhe bujqëve individual”, tha Kamberi në një prononcim për Telegrafin.
Ai tha se qytetarët janë falënderues për këtë ndihmë, duke qenë se për shkak të gjendjes së krijuar, ka rënë edhe inkasimi i të hyrave.
“Të gjithë këto mjete janë ndarë për nevojat e qytetarëve tonë. Sigurisht që qytetarët janë mirënjohës për këtë ndihmë, që në situatë të vështirë për gjithë, e ka ndarë Qeveria e Republikës së Kosovës”, u shpreh Kamberi.
Kamberi tha se Qeveria serbe nuk ka ndonjë program konkret për të ndihmuar komunat, kurse theksoi faktin se kanë 20 për qind zvogëlim të buxhetit.
“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mosfunksionimit të rregull të ndërmarrjeve ekonomike dhe mbarë sektorëve të ndërmarrësisë, ka rënë dukshëm edhe inkasimi i të hyrave të rregullta të komunës tonë. Kjo dukshëm do të ndikojë në realizimin e buxhetit të këtij viti. Qeveria në Beograd ka filluar realizimin një ndihmë financiare për sektorin e ekonomisë, nga dy rroga për çdo të puënsuar, por, nuk ka asnjë program konkret për të ndihmuar komunat. Aq me tepër, ne kemi për 20 për qind zvogëlim të buxhetit për investimet kapitale që komunave tona iu transferohet përmes Trupit koordinues”, tha Kaberi për Telegrafin.
I pyetur nëse kanë pasur kontakte me institucionet shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri, Kamberi tha se kontakte kanë pasur me me institucionet qeveritare dhe kryetarët e komunave fqinje, Gjilan e Kamenicë me të cilët kanë shkëmbyer informacione. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët