Parashutisti protestues për pak sa nuk u rrëzua përmbi tifozët në Allianz Arena para ndeshjes Francë-Gjermani

Një parashutist protestues për pak sa nuk u rrëzua përmbi tifozët në Allianz Arena, para fillimit të ndeshjes së ‘Euro 2020’ ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.
Derisa skuadrat ndodheshin në fushë para nisjes së takimit, parashutisti u afrua rrezikshëm në tribunat ku ndodheshin tifozët, para se të ulej në fushë.
Personi në fjalë ishte një aktivist i organizatës ambientaliste, Greenpeace dhe kishte një mesazh në parashutën e tij kundër ndotjes.
Menjëherë pas uljes në fushë, aktivisti u nxor jashtë nga sigurimi i stadiumit, ndërsa ndeshja filloi me vonesë.
Në njoftimin e Greenpeace u shpjegua se parashutisti kishte protestuar ndaj sponsorit të ‘Euro 2020’, Volkswagen dhe automjeteve të tyre që përdorin naftën si lëndë djegëse. /Telegrafi/
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >












































