LAJMI I FUNDIT:

Parashqevi Simakut i hapet llogari zyrtare në Instagram

Parashqevi Simakut i hapet llogari zyrtare në Instagram

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, një nga ikonat e muzikës shqiptare, tashmë ka një llogari zyrtare në Instagram.

Kjo është konfirmuar nga Elton Ilirjani, i cili po kujdeset për imazhin dhe mirëqenien e artistes.

Ilirjani ka bërë të ditur se më parë këngëtarja nuk kishte llogari personale dhe se të gjitha ato që qarkullonin në rrjet ishin false.


Foto: Parashqevi Simaku/Instagram

Në llogarinë e saj të re, janë publikuar disa video dhe fotografi që rikthejnë kujtimet nga rinia e saj dhe koha kur ajo këndonte në Shqipëri, duke emocionuar fansat e saj të shumtë.

Ky hap u konsiderua i rëndësishëm për të sjellë pranë publikut një lidhje më autentike me yllin legjendar.

Ndërkohë, Elton Ilirjani ka bërë të ditur se Parashqevia është aktualisht e shtruar në spital, ku po trajtohet për trauma të përjetuara në të kaluarën.

Ai ka theksuar se po bëhet çdo përpjekje për t’i siguruar këngëtares kujdesin e duhur.

Fansat kanë shprehur mbështetjen e tyre të madhe për të në këtë kohë të vështirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina

"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Magazina
Kalo në kategori