Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin, i cili dëshmoi për dështimin e sistemit gjyqësor që të nxjerrë një vendim të formës së prerë se a ishte apo nuk ishte fajtor ish ministri i kulturës Astrit Haraqija, në rastin që në opinion njihet si “rasti i Ministrisë së Kulturës”.
Dy veprat penale që i ngarkoheshin nga prokuroria ish ministrit Astrit Haraqija janë parashkruar, pasi që rasti nuk ka arritur të gjykohet brenda afatit që parashihet me ligj.
Lënda ka arritur parashkrimin gjatë rrugëtimit 57 ditësh nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Gjykatën e Apelit, përkundër faktit se këto dy gjykata i ndan vetëm një mur.
Sipas aktakuzës ndaj ish-ministrit Haraqija rëndonte vepra penale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Mirëpo, ndjekja e mëtutjeshme penale ndaj tij siç tregoi hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, tanimë ka marrë fund pasi që veprat penale që i ngarkoheshin janë parashkruar përfundimisht në janar të këtij viti.
Siç dihet bashkë me Haraqinë të gjykuar në këtë çështje janë edhe ish-ministri i Kulturës, Valton Beqiri, Nehat Fejza pronar i kompanisë “Concordia Pictures” dhe Armond Morina, pronar i kompanisë “Morina Films”.
Sipas aktakuzës Astrit Haraqija, në kohën kur ishte ministër i kulturës në vitet 2006-2007, kishte lidhur kontrata të kundërligjshme për financimin e dy projekteve filmike. Po sipas aktakuzës, dëmi që i ishte shkaktuar buxhetit me kontratat në fjalë ishte rreth 300 mijë euro.
Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte shpallur fajtorë dhe lënda ishte kthyer në rivendosje nga Apeli. Por sërish gjykata i shpalli fajtorë në dhjetor të vitit 2016 dhe i kishte dënuar me nga një vit me burgim katër të akuzuarit. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur