LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot i ngrohtë, me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat maksimale do të shënojnë rritje të lehta, derisa ato minimalet do t’i ruajnë vlerat e ditëve të fundit.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18- 20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

IHK njofton se java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, duke filluar nga pasditja e ditës së diele. /Telegrafi/